Site icon PORTALB

Bejli: Përveç marrëveshjes ju keni edhe shumë punë për të bërë

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Amasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë ka nisur një konferencë për përkujtimin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në panelin e konferencës dhe ka folur për zbatimin e kësaj marrëveshje. Xhes Bejli tha “MO-ja kërkon gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim, përgjegjësi për të lëvizur përpara. MO e përfundoi me suskes konfliktin dhe shmangu luftën. Por shumë çështje mbeten ende për t’u zgjidhur. Ka akoma elemente të mosbesimit mes qytetarëve dhe institucioneve dhe zbatoni reformat për të lëvizur proceset përpara drejt NATO-s e BE-së”, tha Bejli, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Exit mobile version