Site icon PORTALB

Hasanbegu edhe sot anashkalohet nga ekipet dezinfektuese

Hasanbeg (foto arkiv)

Ekipet e dezinfektimit edhe sot nuk u panë askund në Hasanbeg, ndërsa era që kundërmon vetëm sa shkon dhe vështirëson më shumë gjendjen shëndetësore të fëmijëve poashtu edhe të rriturve, njofton Alsat-M.

Se ekipet e dezinfektimit nuk janë parë askund e dëshmon edhe Mustafa Shaqiri i cili thotë se në stallën e tij ka 40 lopë të gjalla por askush nuk ka ardhur të bëjë dezinfektimin e stallës, edhe pse siç thotë ai ka bërë me qindra telefona në institucionet gjegjëse.

Ndërkohë shumë banorë të tjerë ankohen për infektime dhe viruse të ndryshme si barkqitje dhe të vjella, veçanërisht tek fëmijët.

 

Exit mobile version