Site icon PORTALB

SIMO organizon konferencë me rastin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Marrëveshja e Ohrit, moti është nënshkruar, sa dhe për kë funksionon?

Marrëveshja e Ohrit

Sot shënohet 15-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilin u dha fundë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Bisedimet  për paqe filluan në Shkup më pas vazhduan në Ohër.

Më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup, marrëveshjen e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ai i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arben Xhaferi. Nënshkrues të marrëveshjes në cilësinë e garantuesve kanë qenë edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së Fransoa Leotar dhe Xhejms Pardju të cilët kanë marrë pjesë në bisedime. Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) organizon konferencë me temë “Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garancë për integrim”. Konferenca mbahet sot në Tetovë.

Exit mobile version