Site icon PORTALB

Ujqërit e kanë sulmuar lagjen Nerez të Shkupit

Ujk

Ujk. ilustrim

 

Në lagjen Nerezi i Mesëm në Shkup mbrëmjen e djeshme disa ujqër kanë hyrë në oborret e shtëpive madje duke mbytur një qen dhe duke ngrënë një dhi, kanë njoftuar nga komuna e Karposhit.

Banorët e Nerezit kanë vërejtur një ujk të madh të zi i cili I ka sulmuar shtëpitë në Nerez të Epërm ndërsa kjo ka shkaktuar panik të madhe mes banorëve të këtyre lagjeve.

Komuna e Karposhit i paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes dhe të përmbahen nga shëtitje në orëve e vona të natës në Vodno.

Exit mobile version