Site icon PORTALB

Maqedoni, rritet intensitet i komunikacionit

Komunikacion

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i rritur, njoftojnë nga LAMM.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Aksi rrugor Shkup – Makedonski Brod përmes Jasenit është lëshuar për qarkullim, por vetëm për automjete të terrenit. Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë, vazhdojnë të punojnë në lirimin e aksit rrugor për qarkullim normal të komunikacionit.

Qarkorja e Shkupit është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet, por ka pjesë në korsi që janë të dëmtuara, ku dhe janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Për shkak të temperaturave të larta rekomandojnë udhëtime në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Bëni pushime të shpeshta dhe konsumoni më shumë pije joalkoolike.

Exit mobile version