Michael Phelps e ka thyer një rekord 2 mijë vjeçar të Olimpiadës duke e kaluar atletin Leonidas nga ishulli grek i Rhodes me titujt personal të fituar gjatë Lojërave Olimpike, shkruan BBC.
Atleti grek, Leonidas gjatë tërë pjesëmarrjeve nëpër Olimpiada ka fituar 12 tituj individual, të gjitha para 2 mijë vjetësh.
Pjesëmarrja e fundit e Leonidas në Olimpiadë ka qenë në vitin 152 para erës së re, shkruan më tej BBC.
Phelps i ka fituar 22 medalje, por nëntë prej tyre janë fituar së bashku me pjesëtarë të tjerë të ekipit amerikan, që i bjen se me medaljen e fituar më 11 gusht, Phelps ka siguruar 13 medalje individuale, përcjell REL.
BBC shkruan se çuditërisht, Leonidas ka qenë 36 vjeçar kur e ka arritur rekordin para më shumë se 2 mijë vjetësh. Kjo i bie se ai ka qenë katër vjet më i vjetër se është Phelps sot, kur amerikani ka thyer rekordin e vendosur në kohë antike.
Phelps arriti të kalojë edhe rivalin e tij amerikan, Ryan Lochte, i cili deri më tash ka fituar 12 medale, gjashtë prej të cilave janë të arta.