Site icon PORTALB

Ekstradimi i Gulen, Turqia: Sinjale pozitive nga SHBA

Mevlut Cavusoglu

Mevlut Cavusoglu

Qeveria e Ankarasë thotë se ka marrë sinjale pozitive lidhur me kërkesën e saj për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen, transmeton Top Channel.

Në një koferencë për shtyp ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu deklaroi se gjërat po shkojnë ashtu sikurse duhet për dënimin e atyre që sipas tij orkestruan puçin ndaj shtetit më 15 korrik.

Sipas shefit të diplomacisë turke, në daten 23 dhe 24 gusht një delegacion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të mbërrijë në Turqi për të mbajtur bisedime lidhur me ekstradimin e Gulen.

Po ashtu, Mevlut Cavusoglu  tha se 32 nga 208 diplomatë të cilët, Turqia po i heton për grushtin e shtetit, mbeten ende në kerkim.

Exit mobile version