Dosja e Shefave VIII: Telefonata që solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit (VIDEO)

Një telefonatë kishte mjaftuar që Salih Mekaj të emërohej në krye të Gjykatës së Apelit. Xhevat Grabovci, kushëriri i Adem Grabovci, ka ndërmjetësuar që Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë. Xhevati i kishte garantuar Adem Grabovcit, se Mekaj është shumë i fortë dhe se e kishte garantuar se e ka “provuar se çfarë burri është”. Ndërkohë, Idriz Ibraj kishte intervenuar që Hasan Sadiku të bëhej anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Insajderi sjell dy biseda telefonike që dëshmojnë ndikimin që ka PDK-ja dhe Adem Grabovci në gjyqësor.

Një njeri që kurrë nuk i është dëgjuar emri në publik, ka qenë faktori kyç për ta sjellë Sali Mekajn, në krye të Gjykatës më të madhe të Kosovë.

Xhevat Grabovci, ka ndërmjetësuar tek kushëriri i tij, Adem Grabovci që është shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që Salih Mekaj të zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit.

Të dy grabovcët janë zbuluar nga një përgjim i fundvitit 2011, duke komunikuar që Mekaj të bëhet kryetar.

Garancitë se kryetari është njëri i fortë dhe i duhur i ka dhënë, Xhevat Grabovci. Ai zotohet se e ka provuar se çfarë burri është Salih Mekaj, i cili është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe marrje të ryshfetit në tentativë.

Mekaj, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishte provuar ta nxirrte prej burgu një vrasës në këmbim të 20 mijë eurove dhe favoreve seksuale me gruan e këtij vrasësi.

Po ashtu, ai akuzohet edhe për ndërmjetësim në biznesin e fajdeve për një të afërm të tij.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button