Site icon PORTALB

Dosja e Shefave VII: Grabovci – Kadriut: Shuplaka të kisha rreh (VIDEO)

Dosja e shefave 7

Një person që kërkon ndihmë prej Adem Grabovcit në një institucion publik, kishte marrë “kërcënim” se do të rrihej shuplaka. Kadriu, siç prezantohet në këtë bisedë, është i vetmi prej atyre që nuk merr mbështjetje nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, raporton gazeta online Insajderi.

Jo të gjithë njerëzve u ka kryer punë Adem Grabovci. Njërin prej atyre që i kërkon favor, le që nuk e ndihmon, por edhe e kërcënon se do ta rrihte shpulla po ta kishte afër.

Në mesin e mbi 1000 mijë telefonatave të përgjuara, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, i flet e bërtet fort një personi të quajtur Kadri.

Kadriu i telefonon Grabovcit për ta informuar se i ka dorëzuar dokumente diku. Por, përgjigja që merr prej tij e befason. Madje nuk di as se si të reagojë kur Grabovci ia përmend shuplakat.

Nga gjithë përgjimet, ky është rasti i vetëm kur Grabovci dikujt nuk i ndihmon për t’u bërë pjesë e institucioneve.

Exit mobile version