Site icon PORTALB

Joe Biden do të takohet vetëm me Thaçin e Mustafën

Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, që do të vijë në Kosovë me 16 Gusht, do të takohet vetëm me kryeministrin Isa Mustafa dhe me Presidentin Hashim Thaçi.

Në agjendën e tij që paraprakisht është bërë e ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nuk potencohet se ai do ta takojë kryekuvendarin Kadri Veseli dhe asnjë nga liderët e opozitës.

Përveç se do të takohet me Mustafën e Thaçin, Biden do ta vizitojë edhe kampin ushtarak amerikan në afërsi të Ferizajt, “Bondsteel”, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version