Site icon PORTALB

Jep dorëheqjen kryeredaktorja e Huffingon Post

Arianna Huffington

Arianna Huffington, një prej themelueseve të websajtit të lajmeve Huffington Post, që u krijua 11 vite më parë ka njoftuar dorëheqjen si kryeredaktore. Ajo do të largohet për të drejtuar një agjenci të re lajmesh “Thrive Global” të themeluar nga AOL.

“Për të gjithë punonjësit e Huffington Post, jeni ju që keni bërë këtë agjenci ajo që është sot”, shkruante ne Twitter Greko-Amerikania Ariana Huffington duke shprehur mirënjohje të thellë për kolegët dhe miqtë e saj.

Në vitin 2011, AOL bleu agjencinë Huffington Post për 315 milion dollarë amerikanë, duke e emëruar serish themeluesen e saj drejtoreshë.

Exit mobile version