Site icon PORTALB

Dosja e shefave VI: Nervozizmi i Grabovcit për postin e Arbenita Pajazitit dhe implikimi i Thaçit për Blerim Camajn

Adem Grabovci ishte fortë i kënaqur me shërbimet që po ia kryente, Ilhami Gashi deri në momentin kur një kandidate e preferuar e tij për një pozitë të lartë, kishte dalë e dyta me pikë. Në konkursin për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicionale, Arbenita Pajaziti ishte renditur pas Ilir Dushit. Dushi që kishte fituar, nuk e ka kryer mandatin. Ai është arrestuar nga Policia dhe është shkarkuar nga detyra. Ndërkohë, për pozitën e Drejtorit në Agjencinë e Regjistrimit Civil, Gashi dhe Grabovci e implikojnë edhe Hashim Thaçi, presidentin e vendit.

Adem Grabovci, ishte bërë fort nervoz kur Arbenita Pajaziti, kishte marrë më pak pikë për kryeshef të Agjencisë për Produkte Medicionale, sesa Ilir Dushi.

Në krye të panelit për vlerësim të kandidatëve ishte Ilhami Gashi.

Grabovci, donte që në këtë pozitë të vinte, Pajaziti – një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, e përfshirë në rastin e korrupsionit me ish-sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo nuk e kishte fituar këtë pozitë të lartë në këtë institucion shtetëror, por Ilir Dushi. Dushi nuk ka arritur që ta përfundojë mandatin. Është arrestuar, paraburgosur dhe shkarkuar nga detyra. Aktualisht po zhvillohet një proces gjyqësor kundër tij.

Në pjesën e dytë të hulumtimit për veprimtarinë e Adem Grabovcit dhe zyrtarëve tjerë të PDK-së, Gazeta Online Insajderi sjell tri biseda të reja të Ilhami Gashit dhe Grabovcit që dëshmojnë ushtrimin e ndikimit dhe dallaveret me pozita të larta shtetërore.

Exit mobile version