Site icon PORTALB

Regjimi sirian kryen sulm me gaz klorin në Halep

Halep

Ilustrim

Si pasojë e një sulmi me bombë fuçi që përmban “gaz klorin” ndaj një lagjeje nën kontrollin e opozitarëve në Halep nga një helikopter ushtarak i ushtrisë së Sirisë humbën jetën 3 persona ndërsa 20 të tjerë janë prekur nga gazi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga zyrtarë të spitalit të improvizuar në Halep mësohet se një helikopter ushtarak i ushtrisë siriane ka kryer sulm me “gaz klorin” në lagjen Zibdije në Halep ndaj opozitarëve të qeverisë.

Si pasojë se sulmit kanë humbur jetën 3 perona nga të cilët një gura dhe 2 fëmijë ndërsa 20 të tjerë janë prekur nga gazi.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se personat e prekur nga gazi janë dërguar në spitalin e improvizuar të tendave.

Gjtihashtu zyrtarët thanë se tek personat e prekur nga gazi janë paraqitur shqetësime si paqartësi në shikim, të vjella dhe probleme të frymëmarrjes, ndërsa nuk kanë dhënë më tej informacione të detajuara mbi ngjarjen.

 

Exit mobile version