Site icon PORTALB

Francë: Arrestohet 16 vjeçarja për planifikim të sulmeve terroriste

Policia franceze

Një vajzë 16 vjeçare nga Franca është nën hetime policore për akuzat se ka planifikuar sulm xhihadist duke përdorur aplikacionin për dërgimin e mesazheve “Telegram”, njoftojnë zyrtarët francezë.

Vajza, e cila nuk ka histori kriminale, ishte arrestuar në shtëpinë e saj të enjten e kaluar, pas një bastisje kundër terrorizmit afër Parisit, raporton BBC, përcjell Express.

Ajo ishte administratore e një grupi këtë aplikacion dhe dyshohet se ka bërë thirrje për sulme.

Aplikacioni i njëjtë ishte përdorur nga dy persona që vranë një prift në Normandy muajin e kaluar.
Exit mobile version