Site icon PORTALB

Ekspertët e BE-së filluan me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Vërshime

Foto arkiv, nga vërshimet e gushtit të vitit 2016

Ekipi ekspertësh nga BE ka filluar të bëj vlerësimin e dëmeve nga moti që të shtunën goditi Shkupin dhe rrethinë, njoftoi euro- ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav.

Ekspertët janë dërguar pasi Maqedonia mbrëmë ka aktivizuar Mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile.

Ekipi krahas vlerësimit të dëmeve, duhet t’u jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel nacional dhe lokal rreth riparimit të pasojave.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim njoftuan se pasi të përpilohet lista e plotë e nevojave nga institucionet kompetente do të dërgohet kërkesë shtesë deri tek mekanizmi për mbrojtje civile pranë BE-së.

Exit mobile version