Sllagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski, janë katër kandidatët për anëtarë të trupit ad – hok, të cilët i kanë propozuar partitë. Dimishkova dhe Çilimanov janë propozuar nga VMRO – DPMNE, ndërkaq Tërpevski dhe Kostovski nga LSDM, njofton Portalb.
Sipas Kodit Zgjedhor, anëtari i pestë i cili nuk do të jetë me propozim partiak, duhet të jetë shqiptar, katër përfaqësues të partive duhet të merren vesh, që më pas drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, do ta emërojë më së voni deri më 15 ditë pas emërimit të tyre.
Dënimi më i madh për mediat në periudhën parazgjedhore arrin deri më 4000 euro.
Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dolën me qëndrim se nuk do të marrin pjesë në këtë trup ad – hok, i cili ka afat të formohet deri më 19 gusht. /Portalb