Site icon PORTALB

Çfarë kishte premtuar qyteti i Shkupit më vitin 2008, për ballafaqimin me fatkeqësitë? (DOKUMENT)

Qyteti i Shkupit

Qyteti i Shkupit është në shënjestër të kritikave nga qytetarët dhe ekspertët për shkak lënies pas dore të kanalizimit atmosferik, që llogaritet si njëra ndër arsyet për fatkeqësinë që solli mbi 20 viktima. Më 2008 qyteti Shkupit solli vlerësim për kërcënimet nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Në dokument parashihej se çfarë duhet bërë që të pengohen vërshimet, por është e qartë se numri më i madh i masave nuk janë ndërmarrë, transmeton Portalb.

Në dokument theksohej se qyteti do të ndërtoj sistem të kanalizimit. Më tutje thuhej se do të ndërtohet kanalizim atmosferik i magjistrales.

“Për mbrojtjen nga ujërat atmosferik dhe ujërat nga Vodno dhe Mali Zi i Shkupit është e nevojshme të përfundojnë punët në Gjorce Petrov, në rrjedhën e poshtme të lumit Lepenc dhe të fillohet me punë te lumi Markovës”, thuhet në dokument.

Edhe në vetë dokumentin potencohet se sistemi për mbrojtje nga ujërat e mëdha nuk është efikas mjaftueshëm, transmeton Portalb.

“Në rajonin e Shkupit janë ndërmarr masa për mbrojtje nga ujërat e mëdha, mirëpo sistemi për mbrojtje nga ujërat e mëdha nuk është në tërësi i ndërtuar, kështu që në disa vende e bën atë jo efikas. Për këtë arsye është e nevojshme që të përgatitet plan paraprak për intervenime në raste të kur paraqiten ujëra të mëdha me qëllim që pengohen ose të zvogëlohen dëmet në rast të vërshimeve”, theksohet mes tjerash në dokument./Portalb

Exit mobile version