Site icon PORTALB

Çfarë pret Rusia nga takimi Erdogan-Putin

Erdogan dhe Putin

Në opinionin publik rus, takimi që do të mbahet më 9 gusht mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut rus Vladimir Putin, mbart pritshmërinë se do të jetë pikë kthese në çështjet ekonomike dhe krizën e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspertët rusë teksa e komentojnë si pikë kthese nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy vendeve takimin mes Erdoğanit dhe Putinit të cilët do të takohen për herë të parë ballë për ballë pas krizës së avionit më 24 nëntor, ata mendojnë se shkëmbimi i ideve në nivelet më të larta për herë të parë pas një kohe të gjatë në çështjen e Sirisë do të jetë shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës.

Në deklaratat e bëra nga Rusia, në takimin Erdoğan-Putin pritet që të diskutohen në mënyrë të detajuar me çdo dimension marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe të vlerësohen kryesisht çështjet rajonale të Sirisë.

Presidenti i kompanisë konsulente Minchenko, eksperti i shkencave politike Evgeniy Minchenko në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se që të dy vendet presin rezultate të rëndësishme në çështjet ekonomike.

Minchenko, i cili mendon se takimi do të përbëhet nga dy tema kryesore të cilat janë marrëdhëniet ekonomike dhe Siria, u shpreh: “Bisedimet për çështjen e Sirisë nuk do të jenë të lehta. Nuk mendoj se do të merren vendime shumë të rëndësishme vetëm në një takim të vetëm. Por në çështjet ekonomike që të dy palët presin rezultate të rëndësishme. Unë mendoj se në këtë takim fokusi duhet të jetë në çështjet ekonomike. Sepse periudha më e mirë në marrëdhëniet e dy vendeve është përjetuar kur niveli i bashkëpunimit ekonomik ka qenë në nivelin më të lartë dhe kur kjo është mbajtur jashtë politikës.”

– “Kushtet e jashtme të formuara ofruan mundësi për afrimin e dy vendeve”

Akademiku i lartë në Qendrën e Kërkimeve Aarabe dhe Islame në Akademinë e Shkencave të Rusisë, Boris Dolgov, në një deklaratë për gazetarin e AA ka theksuar se vizita e Presidentit Erdoğan ka një rëndësi të veçantë nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke u shprehur se rendi i vizitës do të përfshijë fushat ekonomike, politike, kulturore dhe humanitare Dolgov, tha se “Mendoj se projektet e ngrira në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare do të nxirren nga frigoriferi. Këto janë çështjet si linjat e tubacionit të gazit, ndërtimi i centralit nuklearë, heqja e embargos ushqimore dhe turizmi.”

Dolgov ka vlerësuar ndër të tjera se “Pres që tema kryesore e agjendës politike të takimit të jetë Siria. Për mendimin tim Rusia në çështjen e Sirisë nëse pret disa hapa nga Turqia, duhet të heqë dorë nga mbështetje që jep për kurdët. Turqia do ta vlerësojë këtë.”

Duke u shprehur se kushtet e jashtme që ndodhën në politikën globale kanë ofruar mundësi për afrimin e dy vendeve Dolgov ka theksuar se “SHBA nga një pikëpamje ka tradhtuar Turqinë duke mbështetur (kreun e organizatës FETÖ) Fetullah Gülen. Gjithashtu edhe qëndrimi i SHBA-së për kurdët është i qartë.”

– “Rrjedha Turke” përsëri në rendin e ditës”

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Zhvillimit të Energjisë, Andrey Listovskiy, u shpreh se Putini në takimin me Erdoğan do të risjellë të tryezë përsëri projektin e linjës së tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke”.

Duke vënë në dukje se Rusia në çështjen e tranzitit të gazit dëshiron të qëndrojë larg Ukrainës për shkak të politikës së destabilizuar në këtë vend, Listovskiy, tha më tej se “Për këtë arsye Rusisë i nevojitet një linjë e re e tubacionit të gazit. Dhe alternativa më e rëndësishme është linja e jugut pra ‘Rrjedha Turke'”.

Listovskiy, pasi ka pretenduar se Ankaraja ende nuk ka treguar interesa sa Rusia për këtë projekt, ka u shpreh: “Për këtë arsye ekspertët rusë duhet të përpiqen për të bindur anën turke. Nëse Rusia do ti japë rëndësi strategjike projektit, Turqia nuk do ta refuzojë këtë.”

Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit Peskov në një deklaratë kishte pohuar se “në takim dy vendet do të kryejnë shkëmbimin serioz të pikëpamjeve në çështjet se si dhe në çfarë ritmi si dhe në cilat faza do të ringjallen marrëdhëniet e dy vendeve”. Peskov gjithashtu kishte theksuar se do të diskutohet edhe çështja e Sirisë.

Exit mobile version