Site icon PORTALB

MPJ e Shqipërisë reagon për përmbytjet në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga përmbytjet në Maqedoni, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një deklarate për shtyp kjo ministri thekson se ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në Maqedoni si pasojë e reshjeve të pazakonta, që përmbytën mbrëmjen e djeshme Shkupin dhe Tetovën, duke shkaktuar një numër viktimash dhe dëme të mëdha materiale.

Në deklaratë bëhet e ditur se ministri Bushati ka biseduar sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Nikola Poposki, ministrin e Integrimit Arbër Ademi, si dhe me kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.

“Në emër të qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, ministri Bushati shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe përcolli solidaritetin e Shqipërisë në këto momente të vështira. Shprehim gatishmërinë e plotë për të mbështetur autoritetet qendrore dhe vendore të Maqedonisë për tejkalimin e kësaj situate të rëndë humanitare, theksoi ministri Bushati”, thuhet në deklaratën e MPJ të Shqipërisë.

Exit mobile version