Site icon PORTALB

Vizita e Blairit në Shqipëri, kritikohet nga mediat britanike

Rama me Blair, pushime në jug

Më pak se një muaj më parë, ai dukej i pikëlluar dhe emocional teksa shfaqte keqardhjen e tij në një konferencë për media në Londër në lidhje me gabimet që i kishte bërë pas vendimit për pushtimin e Irakut.

Por javën e kaluar, Tony Blair u shfaq në një figurë ndryshe. I veshur me një këmishë të hapur në gjoks, me syze të shtrenjta e me qafore prej ari, ai pozoi për një fotografi bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një zonë bregdetare të Shqipërisë, duke treguar në njëfarë mënyre se hetimet ndaj tij për vendimin për pushtim të Irakut janë çështje të së kaluarës.

Udhëtimi i ish-kryeministrit Britanik në Shqipëri nuk kishte qenë i planifikuar dhe nuk dihej derisa Rama e postoi një foto me të në Facebook. Siç raporton “Daily Mail”, ata po qëndronin në fshatin turistik, Dhërmi, në jug të Shqipërisë, ku Rama po i bënte pushimet, transmeton Koha.net.

Por Blair, 63 vjeç, raportohet të ketë mbërritur atje me një helikopter që dukej të ishte ushtarak i cili, sipas mediave lokale, aterroi në stadiumin e Himarës.

Një zëdhënëse e Ramës tha se Blair ishte “në një vizitë të shkurtër e private”. Ajo shtoi: “Zotëri Blair asnjëherë nuk është paguar për asgjë nga qeveria e Shqipërisë”.

Edhe zyra e Blairit tha se vizita e tij ishte e shkurtër dhe private.

Exit mobile version