Site icon PORTALB

CIA që nga viti 1955 ka zbuluar se ka uranium në Manastir

CIA që nga viti 1955 ka zbuluar se ka uranium në Manastir

CIA që nga viti 1955 ka zbuluar se ka uranium në Manastir

Xehet më të pasura me uranium në ish-Jugosllavi konsiderohen se gjenden në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, në mallet në jug të qytetit të Manastirit, shkruan në informacionin e CIA-sa amerikane që në vitin 1955. 

“Xehja gjendet në një pjesë të glinës të cilën jugosllovenët e quajnë glina diatomejike. Jugosllovenët mendojnë të ndërtojnë një teleferik 6 kilometërsh deri në Prilep, ku do të mund të thërmohet xehja. Ndërtimi i këtij teleferiku vlerësohet rreth një milionë dinarë” , shkruan në informacionin e CIA-s që është bërë publik. 

Ky informacion është ndër më të rëndësishmit rreth xeheve në Maqedoni që CIA e ka bërë public për opinionin, shkruan MIA. 

Prej xeheve tjera në Maqedoni, CIA i ka theksuar edhe ekzistimin e xeherores Dudica në Demir Kapi, ku shënon se forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë dashur ta eksploatojnë atë, kurse në kohën e Jugosllavisë janë bërë disa shpuarje dhe është vërtetuar se përbërja e arit zgjatet deri në kufirin me Greqinë. 

Për xeheroren për krom Cer në afërsi të Kërçovës CIA-s ka shrkuar detalisht se çfarë dhe si punon kjo xehërore.  

Exit mobile version