Kompania Apple Inc thotë se planifikon që të ofrojë si shpërblime më shumë se 200 mijë dollarë për hulumtuesit që gjejnë të meta në siguri në produktet e tyre, duke iu bashkuar mijëra firmave të tjera, të cila ofrojnë shpërblime shumë të mëdha, transmeton koha.net.
Prodhuesi i iPhonëve e iPadëve ka ofruar për Reuters detaje mbi këtë plan, ku ofrojnë shpërblimet më të mëdha deri më tani.
Ky program do të jetë i limituar te disa hulumtues, të cilët Apple do t’i ftojë për të ndihmuar lëshimet e vështira në siguri në pesë kategori specifike.
Kategoria më fitimprurëse, e cila ka shpërblimin mbi 200 mijë dollarë, është një e metë në murin e sistemit bazë të Apple, “secure boot”, për të parandaluar programet e paautorizuara që të startojë në të, kur pajisjet të kyçen.
Analisti i sigurisë Rich Mogull thotë se limitimi i pjesëmarrësve do t’i sigurojë Apple një raport shumë cilësor.
Shpërblime të tilla janë duke u ofruar nga shumë kompani të njohura si: AT&T, Facebook, Google, Micrsoft, Tesla Motors dhe Yahoo.
Microsoft deri tani ka shpërblyer me mbi 1.5 milionë dollarë hulumtuesit e sigurisë, që nga lansimi i programit të ri para tre viteve.
Facebook ka një program të hapur për të gjithë, me të cilin ka shpërblyer me mbi 4 milionë dollarë hulumtuesit vetëm gjatë pesë viteve të fundit.
Në mars të këtij viti, Facebook ka paguar 10 mijë dollarë një 10 vjeçar nga Finlanda, i cili ka gjetur një lëshim për të fshirë komentet e përdoruesve nga llogaritë e Instagramit.