Site icon PORTALB

Ish-kryeministri Berisha: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, akt terrorist kriminal

Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm me mjet shpërthyes ndaj Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se akti i mbrëmshëm ka qenë “akt terrorist kriminal”.

“Mbrëmë, në një akt terrorist kriminal, është qëlluar me predha antitank Kuvendi i Republikës së Kosovës. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt si një sulm terrorist ndaj institucionit themelor të Republikës së Kosovës, stabilitetit të saj, uroj që ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët e tij të gjenden sa më parë dhe të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”, ka shkruar Berisha, transmeton Koha.net

Exit mobile version