Site icon PORTALB

Ky është numri i fëmijëve të lindur në Kinë brenda 5 viteve

Fëmijët në Kinë

Ligji për lejimin e ardhjes në jetë të një fëmije të dytë në Kinë, ka sjellë 15 milionë bebe në vetëm pesë vite.

Spitalet po përballen me një mungesë të shtretërve për shkak të lindjes së fëmijëve të shumtë, shkruan Daily Mail, transmeton Express.

Çiftet e reja dëshirojnë të kenë dy fëmijë, në mënyrë që fëmija i tyre i parë të mos ndihet i vetmuar.

Deri në vitin 2021, numri i bebeve që do të lindin, pritet të rritet edhe me tre milionë të tjerë. Rritja e numrit të lindjeve gjithashtu nënkupton edhe rritjen vjetore ekonomike.

Exit mobile version