Site icon PORTALB

Anshmëria nuk e ka vendin në gazetari

Teksti në Tetova News për bashkëpunëtorët e Fetulla Gjylenit në Maqedoni

[Recension: “Ja cilët janë bashkëpunëtorët e Fethullah Gülen-it nga Maqedonia”]

Trajtimi i njëanshëm i temave është një gabim i madh profesional në gazetari, sidomos kur teksti përmban akuza dhe kritika. Në lajmin që është përzgjedhur, në mes tjerash janë përmendur disa organizata dhe biznese, për të cilat nuk është përmendur asnjë fakt dhe asnjë dëshmi, për akuzat apo pohimet që janë bërë në adresë të tyre.

Linku deri te artikulli origjinal: “Ja cilët janë bashkëpunëtorët e Fethullah Gülen-it nga Maqedonia”

Data e publikimit: 31.08.2016

Data e recensionit: 03.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

E para që duhej t’i sqaronte përmbajtja publikut është përzgjedhja e fjalës “terroriste” për organizatën Fetullahçi (FETÖ) dhe pse kjo organizatë është në dëm të qytetarëve të vendit, meqë si e tillë është trajtuar ajo, si dhe të gjithë organizatat tjera të përmendura, ose, siç thuhet në tekst, “bashkëpunëtorët e saj”.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” ka publikuar një tekst në të cilin shkruan për influencën e, ashtu siç e quan ajo, organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit.

Lista e organizatave dhe bizneseve të përmendura është e gjatë, por asnjëra prej tyre nuk është trajtuar si “palë e dytë” dhe me të drejtë të pakontestueshme për të shprehur qëndrimin e tyre për pohimet e bëra.

Rregulla e Kodit etik të gazetarëve për “palën e dytë” është e qartë:

Në tekst nuk është respektuar as ky parim, ndërsa gjatë trajtimit të temës nuk janë marrë parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme, madje nuk është sqaruar as se si ka ardhur redaksia deri te këto informacione. Nuk mjafton vetëm citimi ose atribuimi i medias që e ka transmetuar e para informacionin.

Në fund, përmendet një çështje, e cila assesi nuk duhet të ishte lënë me kaq, por është dashur të hulumtohej në vazhdimësi, pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe që ka.
“Nga ana tjetër organizata me fillimin e mbledhjes së zekatit dhe sadakasë në Maqedoni, u bë objekt diskutimesh dhe konfliktesh pasi në këtë vend sadakanë dhe zekatin e mblidhte vetëm Komuniteti Musliman.”

Në këtë paragraf, teksti ka ngritur disa pikëpyetje, por i ka lënë ato pa përgjigjet e nevojshme. A bëhet fjalë për keqpërdorim (vjedhje) parash të disa qytetarëve që i takojnë një komuniteti fetar, kush ka njohuri dhe kush duhet të japë llogari për këtë peqpërdorim?! Përgjigje nuk kemi.

Duke pasur parasysh ndikimin që ka aktualisht kjo temë te lexuesit në vend, përmbajtja pa të drejtë (ose pa fakte dhe sqarime) mund të ketë dëmtuar organizatat dhe bizneset e përmendura.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version