Banka Islame për Zhvillim (IDB) do të sigurojë 300 milionë dollarë për Senegalin, ndërsa këto para do të shfrytëzohen për hekurudhën rajonale e cila kryeqytetin Dakar do ta bashkojë me aeroportin ndërkombëtar Blaise-Diagne, raporton Anadolu Agency (AA).
Në projektin e hekurudhës rajonale punojnë ndërmarrjet franceze Engile dhe Thales, ndërsa bëhet fjalë për një projekt që kap vlerën prej 718 milionë euro.
Projekti i ndërtimit duhet të fillojë në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa të përfundojë deri në fund të vitit 2018.
Ndryshe, Senegali është në mesin e vendeve që IDB i ofron mbështetje të konsiderueshme, që do të mbajë thuajse gjysmën e shpenzimeve të këtij projekti, 300 milionë euro.
Banka Islame për Zhvillim është themeluar më 7 mars të vitit 1973, ndërsa një nga qëllimet e saj është përforcimi i tregtisë mes vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islame (OIC).