Site icon PORTALB

Opozita siriane ndez goma për të penguar bombardimet në Halep

Opozita siriane në zonën e Etaribit, në perëndim të qytetit sirian të Halepit ka filluar me ndezjen e gomave për të zvogëluar dukshmërinë e avionëve luftarakë që bombardojnë zonën, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të sulmeve të intensifikuara ajrore nga avionët e forcave ruse dhe siriane, forcat opozitare kanë vendosur që të djegin gomat në mënyrë që të parandalojnë bombardimin e zonës.

Pavarësisht kësaj, të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën nga sulm i kryer nga avionët rus më herët gjatë ditës. Sulmi ishte kryer mbi kampin e refugjatëve pranë Etaribit.

Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes Civile në zonë, një sulm me bomba thërrmuese është kryer në një kamp refugjatësh në afërsi të Etaribit, ku si pasojë janë vrarë tre persona, dy prej të cilëve janë fëmijë.

Pas bombardimeve një zjarr i madh ka përfshirë tendat e refugjatëve në kamp.

Exit mobile version