Site icon PORTALB

Turqi, qytetarët kanë shitur valutë në vlerë prej 10.8 miliardë dollarë pas puçit të dështuar

Lira turke

Pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO në Turqi, në dy javët e kaluara depozitat bankare në valuta të huaja kanë pësuar rënie për 6,2 përqind, konkretisht kanë rënë në 163,3 miliardë dollarë, gjendje kjo që tregon se qytetarët e Turqisë në këtë periudhë kanë shitur valutë në vlerë prej 10,8 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) ka publikuar Statistikat Javore të Parave dhe Bankave.

Sipas këtyre statistikave, depozitat e përgjithshme në valuta të huaja në bankat depozitare dhe në të ashtuquajturat bankat e participimit në Turqi pas tentativës për grusht shteti nga FETO, konkretisht në periudhën 15-29 korrik, kanë shënuar rënie të theksuar në bazë dollari.

Depozitat në valuta të huaja në periudhën dyjavore kanë pësuar rënie për 6,2 përqind, konkretisht kanë rënë nga 174 miliardë e 120 milionë dollarë në 163 miliardë e 295 milionë dollarë. Pra, depozitat në valuta të huaja brenda dy javëve janë zvogëluar për 10 miliardë e 825 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, vëllimi i përgjithshëm i kredisë në sektorin e bankave (përfshirë edhe TCMB-në), deri më 29 korrik, që paraqet përfundimin e periudhës dyjavore që nga 15 korriku, është zvogëluar për 2 miliardë e 749 milionë e 945 mijë lira. Në këtë mënyrë, vëllimi i përgjithshëm i kredisë në këtë periudhë, nga 1 trilionë e 548 miliardë e 511 milionë e 196 mijë lira ka rënë në 1 trilion e 545 miliardë e 761 milionë e 251 mijë lira.

Vëllimi i përgjithshëm i kredisë një javë para 29 korrikut pësoi rënie për 0,18 përqind në krahasim me javën para saj, ndërkohë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ai ka shënuar rritje për 10,54 përqind.

Nga kreditë e dhëna, 1 trilionë e 509 miliardë e 980 milionë e 413 mijë lira u shfrytëzuan nga kategoria jofinanciare, ndërsa 35 miliardë e 780 milionë e 838 mijë lira u shfrytëzuan nga kategoria financiare.

Exit mobile version