Ja si t’i zbuloni arsyet se pse gjendeni në Listën me votues të kontestuar

Dy arsyet më të mëdha që 39 502 persona gjenden në Listën e votuesve kontestues janë se disa prej tyre nga viti 2009 deri më vitin 2015 nuk janë në asnjë bazë të të dhënave dhe arsyeja tjetër ësht ëmospërputhja me adresat e vendbanimeve. Këtë e ka konfirmuar sot edhe kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski në brifing me gazetarët, raporton Portalb.

Nga sot në ueb faqen e KSHZ mund të vërtetohen edhe arsyet se pse 39 502 qytetarë gjenden në Listën me votues të kontestuar.

“Për shkak transparencës më të madhe të procesit, KSHZ në ueb faqe ka publikuar edhe arsyet e personave se pse gjenden në Listën e votuesve kontestues. Tani secili prej qytetarëve do të mund të shohë se pse gjendet në këtë listë. Nga dje ka filluar edhe fushata mediatike që ka për qëllim t’i informojë dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve që të shohin se a janë në listë dhe të lajmërohen deri më 19 gusht nëse gjenden në listë”, tha Lupka Guguçevska

Guguçevska ka apeluar deri te qytetarët ta vizitojnë ueb faqen e KSHZ-së, ta kontrollojnë Listën dhe të reagojnë me kohë, që të mund ta vërtetojnë dhe ta mbrojnë të drejtën e votës.

Deri më 19 gusht qytetarët mund të paraqiten në KSHZ. Komisioni dje e publikoi fushatën publike me të cilën u bën thirrje qytetarëve të paraqiten për ta rregulluar të drejtën e tyre të votës.

Sot deri më ora 12 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë lajmëruar 1560 qytetarë nga 39 502 votues kontestues./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button