Site icon PORTALB

Trump: Hilari Klinton është themeluese e Shtetit Islamik

Donald Trump

Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, akuzoi politikën e jashtme të SHBA-së në kohën kur Hilari Klinton, rivalja e tij aktuale në garën presidenciale, ishte sekretare shtetërore dhe theksoi se ajo duhet të njihet si “themeluese e Shtetit Islamik”.

Trump deklaroi se beson që presidenti amerikan Barak Obama është penduar që ka zgjedhur Hilari Klinton në atë funksion.

Në fjalimin në tubimin në qytetin Dejtona Biç, në Florida, Trump kritikoi edhe politikën e Hilari Klinton ndaj Lindjes së Afërtë pasi ajo, siç pohoi, solli edhe formimin e Shtetit Islamik.

Exit mobile version