Një 28-vjeçar nga Mali i Zi është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobta nga një shtetas kosovar në tragetin e linjës Ankona-Durrës.
Policia ka arrestuar Altin Hakamin, 36-vjeçar nga Kosova, banues në Londër. Hakami plagosi me thikë shtetasin me iniciale V.M., nga Mali i Zi, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë: 2 nga Mali i Zi dhe 2 nga Maqedonia, njofton Top Channel.