Site icon PORTALB

Prokuroria Publike Speciale ankimoi vendimin e Gjykatës Penale

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Prokuroria Publike Speciale e ankimoi vendimin e Gjykatës Penale, e cila refuzoi konfiskimin e pasaportave të tre punonjësve të policisë sekrete, që janë pjesë e lëndës “Fortesa”, njofton Alsat M.

Pasi i dëgjoi më në fund, Gjykata penale Shkupi 1 vendosi që të gjitha masat e sugjeruara nga ekipi i Katica Janevës, për të dyshuarit në shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit në Drejtorinë e sigurisë dhe kundërzbulimit, ti hedhë poshtë si të pabaza.

Gjykata Penale e pranoi vetëm kërkesën e PSP-së që ti konfiskohet pasaporta ish-sheÞt të Drejtorisë së pestë Goran Grujevskit i cili është pjesë e rastit “Fortesa”.

PSP për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim kërkoi masa për pesë persona të dyshuar për kryerjen e krimit. Gjykata penale i hodhi poshtë të gjitha kërkesat e Katica Janevës.

Exit mobile version