Site icon PORTALB

Humb jetën një pushues në Himarë, e godet skafi duke notuar

Himarë

Himarë

Një pushues në Himarë ka humbur jetën duke notuar, pasi është goditur nga një mjet lundrues në det, shkruan Top Channel.

Skafi goditi në pjesën e shpatullës dhe në kokë viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Livadh. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.

Exit mobile version