Site icon PORTALB

Ivanov: Kanonizimi i Nënë Terezës është akt që do ta bashkojë botën dhe neve

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Kanonizimi është ngjarje që të gjithë neve në Maqedoni duhet të na ngrejë ndaj tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të përditshme politike dhe të na ndihmojë ta njohim njeriun dhe njerëzimin në kundërshtarin politik. kanoniozimi i Nënë Terezës është akt që do ta bashkojë botën. Është koha që të bashkohemi edhe ne, porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e djeshëm me rastin e Ilindenit në Pelince dhe në prag të shpalljes së Nënë Terezës për shenjtore më 4 shtator në Vatikan.

Ceremoninë në Romë në të cilën pritet prania e shumë besimtarëve dhe mysafirëve të lartë nga tërë bota, do ta kryesojë Papa Françesku, i cili në mars të këtij viti e nënshkroi dekretin për kanonizim të Nënë Terezës.

Shpalljen e Nënë Terezës për Shenjtore, Republika e Maqedonisë do ta shënojë me seri ngjarjesh dhe manifestimesh, ndërsa në Shkup, qyteti i lindjes së humanistes botërore do të organizohet Festimi atdhetar, i titulluar si “Muaji i Shën Nënë Terezës”.

“Maqedonia, botës çdoherë i ka dhuruar persona të cilët me mendimet dhe misionin e tyre i kanë kapërcyer dallimet dhe i kanë lidhur njerëzit dhe popujt”, tha presidenti i Maqedonisë.

Duke ua përkushtuar jetën e të hedhurve poshtë dhe të varfërve në botë, theksoi Ivanov, Nënë Tereza u bë e njohur si nënë e bamirësisë, ose nëna e shekullit të 20-të.

Më 4 shtator, kur Papa Françesku në Vatikan do ta shpall Nënë Tereztën për Shenjtore, në kishëzën e saj në Shtëpinë përkujtimore në Shkup do të mbahet Shën Evrahistija solemne. Në nder të kanonizimit të Nënë Terezës në shttair do të mbahen shumë mesha në kishën katolike, ekspozita, koncerte, shfaqje të filmave për jetën dhe veprën e misionares së njohur botërore. Në ASHAM do të mbahet Akademi solemne, si dhe akademi rasti në fakultetin filozofik në Shkup.

Në kuadër të festimit atdhetar do të organizohet edhe aksion humanitar, derisa ngjarja qendrore do të ndodh në sheshin Maqedonia. Në vendin e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës është paraparë program shpirtëror, ndërsa do të shpallet edhe Shenjtorja e Shën Nënë Terezës.

Njëherit në Romë, do të prezantohet ekspozita e fotografive dhe teksteve lidhur me jetën dhe veprën e humanistes së madhe, që do ta realizojnë Ministria e Kulturës dhe IK Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Nënë Tereza ishte fituese e Çmimit Nobël për paqe, ndërsa karakteri i saj çudibërës u njoh nga Kisha katolike e Romës.

Ceremonia e lumturimit të Nënë Terezës, e cila ishte hap drejt shpalljes së saj për Shenjtore u mbajt në sheshin Shën Pjetri në Romë në vitin 2003, në të cilin morën pjesë mbi 300 mijë besimtarë. Me shërbimin solemn ka udhëhequr kreu i atëhershëm i Kishës katolike të  Romës, Papa Jovan Pali i Dytë, derisa në ceremoni mori pjesë edhe delegacioni i shumtë në numër, i kryesuar nga presidenti Boris Trajkovski.

Exit mobile version