Site icon PORTALB

UNHCR: 40 përqind të refugjatëve në botë janë nga shtetet arabe

Ilustrim

Drejtori i Byrosë për Lindjen e Mesme dhe Afrikës Veriore të Komisariatit të Lartë për Refugjatët (UNHCR), Emin Avad tha se 40 përqind të personave të cilët bëhen refugjatë çdo ditë në botë janë nga shtetet arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në botë çdo ditë 51 mijë persona bëhen refugjatë ndërsa 40 përqind prej tyre janë nga shtetet arabe në krye me Sirinë dhe Irakun”, deklaroi Avad në mbledhjen konsultative me temë emigrimi në Unionin Afrikan.

Exit mobile version