Site icon PORTALB

Aksident tragjik: Një çift bashkëshortor ndërron jetë, ndeshet me një autobus

Aksident - ilustrim

Aksident - ilustrim

Një çift bashkëshortor kanë humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7.20 në magjistralen Udovë- Demir Kapi në vendin e a.q “Sveta Petka”, shkruan MF, transmeton Portalb.

Aksidenti ka ndodhur kur automobili me targa të Shkupit, tipi “Fiat seicento”, çifti bashkëshortor së bashku me fëmiun e tyre 7 vjeçar, janë përplasur me autobus.

Sipas informacioneve jo zyrtare, aksidentit i ka shpëtuar vetëm fëmiu, i cili është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Komunikacioni në magjistrale është ndërprerë për të dy anët dhe verifikohen arsyet e aksidentit./Portalb

Exit mobile version