Site icon PORTALB

Katër persona janë paraqitur të zhdukur në MPB

MPB

MPB

Dy persona në Kumanovë dhe dy në Shkup janë paraqitur në MPB si të zhdukur.

Më 31.07.2016 në SPB-Kumanovë, V.K. është paraqitur se më 30.07.2016 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar axha i tij N.K. (54). MPB-ja sot kumtoi se merren masa për gjetjen e personit.

Më 01.08.2016 në SPB-Kumanovë, D.SH. (40) ka paraqitur se më 30.07. 2016 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij A.SH.(20). Edhe për këtë rast merren masa për gjetjen e personit.

Më 01.08.2016 në Stacionin policor Gazi Babë, R.K. (27) ka paraqitur se më 31.07.2016, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar djali i tij 12 vjeçar. MPB-ja kumtoi se merre masa për gjetjen e personit.

Më 01.08.2016 në Stacionin policor – Karposh, M.L. (44) ka paraqitur se më 28.07.2016 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshorti i saj Z.L. (46). Merren masa për gjetjen e personit.

Exit mobile version