Shefi i Komisionit Evropian, Jean Calude Juncker, ka thënë sot se ai dëshiron që Julian King të shërbejë si Komisioner për Siguri në Bruksel.
Ky është nominimi i parë i një britaniku në një post të rëndësishëm në Bashkimin Evropian pas referendimit të 23 qershorit kur britanikët vendosen për largimin e shtetit të tyre nga blloku evropian.
“Presidenti Juncker ka njoftuar për qëllimin e tij që portofolion e sigurisë në bllok t’ia jap Sir Julian King”, thuhet në komunikatën e KE-së.
Nominimi i King tani shkon në Parlamentin Evropian për miratim. /REL