Site icon PORTALB

Kuvajti rrit çmimet e benzinës

Rritet çmimi i benzinës ndërsa ulet i dizelit

Kuvajti pas shumë vitesh ka vendosur që t’i rris çmimet e benzinës së subvencionuar. Më herët këtë vit zgjidhje të njëjtë vendosën edhe vendet tjera të Gjirit Persik, për shkak të çmçimeve të ulta të naftës në tregun botëror, gjë që ndikoi në buxhetet e tyre shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kabineti i Qeverisë së Kuvajtit të hënën bëri të ditur vendimin për rritjen e çmimit të benzinës premium për 83 përqind.

Nga 1 shtatori i këtij viti benzina premium do të kushtojë 0.47 euro për një litër në vend të 0.27 cent sa ishte deri më tani.

Kjo do të thotë se çmimi i një gallon nga një euro sa ishte deri tani do të rritet në 1.83 euro. Karburanti më i lirë në Kuvajt do të shtrenjtohet për 41 përqind, ndërsa benzina e klasit të mesëm për 61 përqind.

Paraprakisht Bahreini, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite rritën çmimet e karburantit.

Exit mobile version