Site icon PORTALB

Dua Lipa, në Kosovë me avion privat, kush do t’ia mundësojë?

Dua Lipa

Mediat kosovare kanë shpërndarë lajmin se për koncertin e javës së ardhshme në Prishtinë, Dua Lipa do të vijë me një avion privat. Siҫ njofton Telegrafi, këtë e ka mundësuar biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili ka lënë në dispozicion të këngëtares shqiptare aeroplanin e tij. Një burim i afërt me liderin e AKR-së, Pacollin, ka thënë se “lideri i AKR-së ka ofruar aeroplanin e tij privat për udhëtimet e Duas në Kosovë dhe Shqipëri”.

Këngëtarja shqiptare, më 9 gusht do të performojë në parkun e Gërmisë, ndërsa ditën tjetër do të jetë para publikut shqiptar në Tiranë.

Exit mobile version