Site icon PORTALB

Donald Trump: Zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen

Donald Trump

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump, ka sugjeruar se zgjedhjet e nëntorit mund të manipulohen.

Gjatë një tubimi elektoral në Ohajo, ai tha se ka dëgjuar gjithmonë e më shumë se zgjedhjet nuk do jenë të ndershme.

Komentet e tij vijnë në kohën kur ai është kritikuar ashpër për komentet që bëri ndaj prindërve myslimanë të një ushtari të vrarë.

“Më 8 nëntor duhet të jemi të kujdesshëm, për shkak se zgjedhjet do të manipulohen,” tha ai më vonë për Fox News.

“Shpresoj që republikanët të mbikëqyrin nga afër procesin, ndryshe do na e marrin”.

Në një tubim tjetër elektoral në Pensilvani ai ndërmori një hap të paprecedent, teksa e quajti rivalen e tij, Hillary Clinton, “djalli vetë”.

Exit mobile version