Site icon PORTALB

Sektori civil me dyshime rreth listës së votuesve të dyshimtë

Leternjoftime, votime

Sektori civil dyshon në mënyrën e selektimit të rreth 39 mijë votuesve të dyshimtë nga lista e zgjedhësve të cilët duhet të verifikojnë të drejtën e tyre të votës, transmeton Alsat-M.

Qendra për liri Civil, apelon te qytetarët të verifikojnë të drejtën e tyre për të votuar kurse sipas tyre, në listën e të kontestuarve gjendjen njerëzit që nuk duhet të humbasin këtë të drejtë por jo edhe votuesit fantazmë.

“Përsëri kemi njerëz që asnjëherë nuk e kanë ndërruar adresën e banimit, që jetojnë në Maqedoni dhe ndodhen ose në listën me 39 mijë votues që duhet të regjistrohen nga fillimi ose gjenden në listën e atyre qytetarëve për të cilët besohet se jetojnë jashtë. Kemi të dhëna në listën zgjedhore për të cilët kemi indikacione serioze se bëhet fjalë për votues fantazmë megjithatë ata nuk gjenden në numrin prej 39 mijë votues të dyshimtë. D.m.th. do të mbeten aty . Sinqerisht të them, unë mendoj se KSHZ-ja nuk ka problem me ekspertizën por me presionin politik që përjetojnë nga brenda”, u shpreh Xhabir Deralla, Qendra për liri CIVIL.

Edhe nga asociacioni qytetar Most kërkojnë llogari nga KSHZ-ja për të precizuar se nga i kanë nxjerrë këto numra me votues të dyshimtë dhe si kanë ardhur deri te ato, a janë fituar ato gjatë kontrollit administrtiv ose kontrollit në terren, sidomos pasi MOST ka shumë dyshime edhe për efikasitetin e verifikimit në terren.

Exit mobile version