Site icon PORTALB

Yjet te Kosova? Ja çfarë thotë FIFA (FOTO)

Shaiqir - Xhaka

Shaqiri - Xhaka

Pas kërkesave të FFK-së (Federata e Futbollit e Kosovës) në FIFA për të qartësuar situatën e lojtarëve shqiptarë që duan të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, por që janë aktivizuar më parë me kombëtare të tjera, vjen edhe përgjigja e organit më të lartë të futbollit botëror.

 

Nga ajo që pasqyron “Kosovan Football”, një lojtar që dëshiron të luajë për Kosovën duhet të paraqesë një letër-kërkesë në bashkëpunim me FFK-në, duke shprehur në të dëshirën për të luajtur me përfaqësuesen kosovare.

FIFA më pas do të shqyrtojë çdo kërkesë individualisht e do japë përgjigjen përfundimtare.

Njohja zyrtare dhe pranimi i Kosovës në FIFA e UEFA ka krijuar një situatë juridikisht të paqartë, pasi ka shumë lojtarë që aktivizohen në Kombëtare të tjera.

Exit mobile version