Site icon PORTALB

KAÇURRELJA

Vjedhurazi po m’shihte
E bukura flokëthyer
Me ata sy plotë shkëlqim
Kur u pamë të dy
E largoi at’ shikim
Kaçurrelat e saj
Princeshë në përralla
S’ përshkruhen me fjalë
Bukuritë e rralla.

 

Poezi nga Ardian Haziri

Exit mobile version