Site icon PORTALB

Qeveria mbron kompaninë turke të Rrugës së Kombit: Akuza e PD-së, e pasaktë

Rruga e Kombit

Ministria  e Transporteve ka mbrojtur fort konsorciumin turk që ka fituar konçensionin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se do t’i japë kompanisë turke 500 mijë euro subvencion.

Ndërsa Ministria e Transporteve, në reagimin e saj ofroi një tjetër arithmetikë nga ajo e opozitës.

“E vërtetë që kompania fituese kërkon subvencion 600 mijë euro më shumë prej vitit të 3-të deri të 15-tin. Rreth 7.2 ml euro në total. Por,  kompania fituese ka ofruar të investojë 110 ml euro më shumë gjatë periudhës konçesionare. Komentet për këtë çështje janë krejtësisht të tepërta”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve, transmeton tesheshi.com.

Exit mobile version