Site icon PORTALB

Foshnja e gjetur në kabinën e telefonit, takon shpëtuesin e saj pas 22 vitesh

Foshnja e gjetur në kabinën e telefonit

Një vajzë, e cila u braktis në një kabinë telefonike kur ishte vetëm një foshnje, ka mundur që të takohet me personin që e shpëtoi, pas thuajse 22 vitesh.

Kiran Sheikh nga Londra jugore ishte vetëm 2 muajshe kur nëna e saj e la atë në një kabinë telefoni në Prill të 1994, pasi kjo e fundit ishte në një lidhje të dhunshme.

Gruaja lajmëroi në telefon policinë, që dikush duhet të vinte shpejt të merrte një foshnje.

Por përpara se policia të shkonte në vendin e ngjarjes, një burrë, Joe Campbell, e gjeti atë. Fillimisht ajo ju duk si një qese me patatina, por pasi e pa mirë kuptoi se ishte një foshnjë.

Burri në atë kohë tentoi që ta adoptonte, por nuk iu lejua sepse ishte beqar. Ai i dërgoi asaj kartolina për ditëlindje deri në vitin e saj të 5-të dhe më pas kjo gjë iu ndalua nga shërbimet sociale.

E vetmja gjë që vajza kishte kujtim nga njeriu që i shpëtoi jetën ishte një fotografi e shkrepur në momentin, që Campbell e kishte gjetur.

Pas publikimit të fotos dhe lajmit në gazetë Metro ku vajza e kërkonte, një koleg ia tregoi atë mikut të tij dhe kështu u bë i mundur ritakimi i tyre pas 22 vitesh, transmeton tvklan.al

Exit mobile version