Site icon PORTALB

Konflikt në kufirin me Jemenin, 7 ushtarë të Arabisë Saudite humbin jetën

Si pasojë e një konflikti të armatosur mes forcave të Arabisë Saudite dhe Husive të Jemenit, të paktën 7 ushtarë sauditë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga komanda e koalicionit ndërkombëtar nën komandën e Arabisë Saudite, thuhet se një grup personash të armatosur të cilët i përkisnin Husive dhe përkrahësve të ish Presidentit Ali Abdullah Salih në Jemen, janë përpjekur të kalojnë drejt Arabisë Saudite. Në njoftim thuhet se grupet janë zmbrapsur nga forcat ushtarake saudite.

Në deklaratë në të cilën theksohet se kjo është një shkelje e hapur e marrëveshjes së firmosur mes palëve, thuhet gjithashtu se gjatë konfliktit, të paktën 7 ushtarë kanë humbur jetën, njëri prej të cilëve ishte oficer.

Exit mobile version