Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se sot në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr, ka dy të vdekur dhe një të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrfikëse për të bërë mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës. Ndërkohë mësohet se zjarri ka përfshirë një nga qelitë e këtij burgu.
Forcat policore në Lezhë dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit dhe kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Policia ka njoftuar se po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Lezhë.
Ndërkohë po sot një i paraburgosur ka mbetur i plagosur në ambientet e jashtme të burgut të Vaqarrit në Tiranë, ku mësohet se është qëlluar me armë.