Site icon PORTALB

Rritet qarkullimi i tregtisë me pakicë gjat qershorit

Treg

Ilustrim

Qarkullimi i tregtisë me pakicë në qershor të këtij viti është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritje e qarkullimit është vërejtur në grupet: Tregti me pakicë në ushqim, pije dhe duhan (nominale për 8,1 për qind, ndërsa reale për 9,5 për qind), Tregtia me pakicë me produktet joushqimore, përveç derivateve (nominale për 18,6 për qind, ndërsa reale për 16,1 për qind) dhe Tregtia me pakicë, përveç tregtisë me derivate (nominale për 13,8 për qind, ndërsa reale për 14,3 për qind).

Exit mobile version