Site icon PORTALB

Lëvizja BESA: Patjetër të rikthehen në listë votuesit e fshirë padrejtësisht

Bilall Kasami, Lëvizja Besa

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në një konferencë theksoi se duke ndjekur me kujdes situatën e krijuar pas publikimit të listës zgjedhore, “gjoja të votuesve fiktivë”, mbrëmë u mblodh Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, diskutoi për këtë gjendje dhe konstatoi:

Kasami shtoi se pasi që e kanë konstatuar se kjo listë “e ka thelluar edhe më krizën, e ka asgjësuar plotësisht besimin në procesin votues dhe ka shkaktuar dëme që vështirë do të riparohen në këtë proces”, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA vendosi që:

Lëvizja BESA deklaron se, nëse edhe pas “gjithë këtij angazhimi, ata votues nuk përfshihen në listën zgjedhore dhe nuk u njihet e drejta e votës, ky përveç që do të jetë një lajm i keq për demokracinë e Maqedonisë, do të jetë shenjë se e ardhmja e këtij vendi përsëri do të vihet në pikëpyetje”.

Exit mobile version